Aktuale

Vlorë, 3 të mbytur në zonën e Zvërnecit

Tre persona janë mbytur në Vlorë, në zonën e Zvërnecit, pranë gjirit të Portonovës.

Autoritetet policore lokale bëjnë të ditur se trupi i një personi është nxjerrë në breg nga deti, ndërsa vijojnë kërkimet për 2 të tjerët.

Sipas të dhënave, viktimat janë 2 femra dhe 1 mashkull. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe pritet të zbardhen në orët në vazhdim.