Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Arbër Vllahiu tha sot në një konferencë për media se janë të indinjuar me një fushatë të rrejshme e cila sipas modelit rus e kanë vërshuar opinionin publik me qëllim të zbehjes së fuqisë së Ramush Haradinaj si kryeministër.
“Jemi të indinjuar me një fushatë të rrejshme e cila sopas modelit rus e kanë vërshuar opinionin publik me qëllim të zbehjes së fuqisë së Ramush Haradinaj si kryeministër. Iu sigurojmë se të gjitha rrenat e kundershtarëve politik nuk e kanë asnjë peshë në raport me Ramush Haadinajn dhe AAK në. Sot në Kosovë flet sovrani, jo lajmet e rrëjshme të modelit rus. Ngjashëm me lajmet e rrejshme kemi vërejtur edhe përpjekjet e Serbisë për të ndërhyrë në procesin zgjedhor në Kosovë. Perpjekjet dëshpruese të saj janë të fundit”, tha ai. Ndërsa tha se vlerëson lartë qytetarinë e shprehur të popullit në këtë proces zgjedhor, duke bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë. Iu sigurojmë se të gjitha rrenat e kundershtarëve politik nuk e kanë asnjë peshë në raport me Ramush Haadinajn dhe AAK- në. Sot në Kosovë flet sovrani, jo lajmet e rrejshme të modelit rus. Ngjashëm me lajmet e rrej shme kemi vërejtur edhe përpjekjet e Serbisë për të ndërhyrë në procesin zgjedhor në Kosovë. Perpjekjet dëshpëruese të saj janë të fundit”, tha Vllahiu.
Ndërsa tha se vlerëson lart qytetarinë e shprehur të popullit në këtë proces zgjedhor, duke bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë./KosovaPress/