Aktuale

Vllahiu: I mirëpres të rinjtë që votojnë për herë të parë

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Vllahiu ka votuar sot në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Ai i ka ftuar të rinjtë që për herë të parë votojnë në këto zgjedhje duke thënë se ata gradualisht po bëhen pjesë e proceseve në vend.

“Një ditë e mirë, një ditë e veçantë , një ditë e qetë , dua t’i falënderoj të gjithë ata që janë sot në punë dhe që janë duke u përkujdes për këtë proces. Dua në veçanti të mirëpres të rinjtë, të cilët për herë të parë votojnë në këto zgjedhje sepse ata po bëhen gradualisht pjesë përbërëse e procesi, pjesë përbërës e arkitekturës së qytetit të tyre. Prandaj dua që njerëzit, qytetarët të Prishtinës të votojnë sa më shumë sepse e ardhmja është në duar të tyre . Sepse ata e ndryshojnë të ardhmen përmes votës së tyre”, tha Vllahiu./KosovaPress/