Aktuale

Vlahutin me Fleckenstein takime të ndara me Ramën, Metën e Bashën

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin e shoqëruar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas ata u nisën në kryesinë e Kuvendit për një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Vlahutin nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për median pas takimit me Ramën,  i cili përfundoi rreth orës 10:00 të paradites së sotme për të vijuar drejt kryesisë së Kuvendit.

Më pas në orën 11:24 minuta përfundoi takimi me kryetarin e Kuvendit, dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian u nisën drejt selisë së PD-së ku do të takohen me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në Kryeministri dhe vjen një ditë pas ftesës që kreu i kuvendit Ilir Meta bëri për një takim të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje për miratimin e reformës së drejtësisë me konsensus më 21 korrik 2016.

E papritura ishte prania e eurodeputetit Knut Fleckenstein i cili mesa duket ka mbërritur sot në Tiranë.