Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tash e disa ditë rresht është duke zhvilluar takime me ndërkombëtarë të ndryshëm. Sot ajo është takuar me kryetarin e Parlamentit të Indonezisë dhe me Kryetarin e Rrjetit Global Parlamentar, raporton “Zëri.info”.
Osmani me të dy ka postuar fotografi në profilin e saj zyrtarë në “Facebook”.
“Me Kryetarin e Parlamentit të Indonezisë dhe Kryetarin e Rrjetit Global Parlamentar”, ka shkruar Osmani krahas fotografive.
Ajo takime ka zhvilluar edhe me Kryetarin e Komisionit për Zhvillim Ndërkombëtar në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Stephen Twigg, me Presidentin dhe Zëvendëspresidenten e Bankës Botëror dhe me ndërkombnëtarë të tjerë.
Osmani me ftesë të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së, është duke përfaqësuar Kosovën në takimin ndër-parlamentar të nivelit të lartë që është duke u mbajtur në Indonezi.
“Gjatë ditëve në vijim, me ftesë të Global Parliamentary Network (Rrjeti Global Parlamentar i Bankës Boterore dhe FMN-së), do të përfaqësojë Kosovën në takimin ndër-Parlamentar të nivelit të lartë, që këtë vit mbahet në Indonezi. Përveç diskutimeve me kryetarë e nenkryetarë parlamentesh dhe deputetë nga të gjitha kontinentet, poashtu do të jem paneliste dy ditë me rradhë, për të diskutuar rreth rëndësisë dhe rolit të parlamenteve në ndërtimin e politikave nëpërmjet së cilave zhvillohet kapitali njerëzor si dhe rritet pjesëmarrja e rinisë dhe grave në zhvillimin e shtetit”, ka bërë të ditur ajo. /ZËRI