Aktuale

Vjosa Osmani takimin e parë me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar në orët e paradites së sotme edhe takimin e parë zyrtar.

Ajo e ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Philip Kosnett.

Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e mbrëmshme të thirrur pikërisht për këtë çështje.

Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Kështu Osmani është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë.

Më parë me Parlamentin e Kosovës e kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca.