Aktuale

Vjosa Osmani kërkon që urgjentisht të bëhet Ligji për Pandeminë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që urgjentisht të nis procedimi i një Ligji për Pandeminë, raporton Front Online.

Ajo në seancën që po mbahet me kërkesën e PDK-së, ka thënë se ka propozuar edhe më herët, por nuk ka pasur vullnet të deputetëve.

“Urgjentisht të procedojmë me një ligj të tillë në Kuvend. Ka pasur grupe parlamentare që kanë dalë kundër. Ligjin e veçantë për pandeminë që do t’i trajtonte të gjithë këto kufizime të lirive të drejtave të njeriut”, ka thënë ajo.

Osmani tha se qysh nesër do të procedojë një draft të hartuar nga ekspertë në përputhje me Kushtetutën.

“Unë mendoj se si deputetë të Kuvendit ne e kemi obligim që ta iniciojmë këtë Ligj. Prandaj meqenëse në kryesi nuk ka pasur konsensus, unë do ta procedojë një draft qysh nesër, të hartuar nga ekspertët në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe nëse ka vullnet politik procedohet në Kuvend për 5 ditë”, tha Osmani

the authorGazetaKNN