Aktuale

Vjosa Osmani e vendosi foton e Rugovës në zyrë, ja çka ka vendosur Kryeministri Kurti

I sapo zgjedhuri Kryeministër i vendit, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetori, përpos ndryshimeve të mëdha në punë që pritet të ndodhin, ai është kujdesur që të bëjë edhe ndryshime vizuele, madje të cilat do të ngjallin me siguri jo shumë debate në publik.

Në intervistën e parë si kryeministër i vendit, nga zyra e tij, Kurti është parë se ka vendosur flamurin kombëtarë shqiptarë, paralel me atë të Republikës së Kosovës.

Kjo, në një farë forme është edhe një kundërpërgjigje për të gjithë ata që e kanë akuzuar z. Kurti se sapo të vije në pushtet do ta harrojë qështjen kombëtare.

the authorGazetaKNN