Kuvnendi i Kosovës mbrëmë e ka votuar me 65 vota Vjosa Osmanin për kryeparlamentare.
E sot kryetarja e re e Kuvendit, veprimin e parë që e ka bërë në ditën e parë të punës ka qenë largimi i fotografisë së presidentit Hashim Thaçi dhe zëvendësimin e saj me atë të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Kjo ka nxitur reagime të shumta. Kishte nga ata që e vlerësonin të ngutshëm veprimin e saj, e disa edhe e përkrahnin.
Në këtë linjë është edhe këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili.
Ajo ka publikuar një foto duke e përkrahur Vjosën për veprimin e bërë. Kujtojmë që Adelina ishte një përkrahëse e madhe e Vjosa Osmanit gjatë zgjedhjeve.