ShowBiz

Vjen reagimi i parë i Getinjos pas arrestimit të Loredanës

Reperi i njohur, Getinjo, ka reaguar së fundmi lidhur me arrestimin e kunatës së tij nga autoritete zvicerane, Loredana Zefi.

Ai ka publikuar një ‘selfie’ në InstaStory ku shfaqet mjaft i buzëqeshur, ndërsa shkruan në mbishkrimin e saj se armiqtë kanë dëshirë të jetë ngjarja ashtu siç është raportuar.

“Ju dushmanët keni qef me ndodh qashtu qysh flitet, ama ngadalë mos i jepni zor se mundeni me u dh**. S’keni faj se asi shifra keni parë veç në kalkulatorë e askund tjetër. Gjithmonë të fortin e sulmojnë”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.

Ndërkohë, një reagim zyrtar nga vet Loredana dhe Mozzik ende nuk ka ardhur.

Çifti zviceran ka akuzuar rap-artisten nga Ferizaji për zhvatje të parave, kanosje dhe vënie në lajthitje.