Zhytësi, Ismail Kasumi përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar duke thënë se sot nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media, dhe, nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe për institucionet, raporton Gazeta Blic.
“Respekt për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë vullnetarët të cilët po bëjnë kërkime te vazhdueshme. Shpresoj në më të mirën për qëllimin e përbashkët që kemi”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se reagimi i zhytësit vije pas shkrimeve në disa media se Kasumi ka thënë se nuk ia ndien për kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i Kasumit:
Po ju drejtohem permes ketij shkrimi te ju njoftoj se ende jemi ne kerkime te trupave ne Lepenc. Poashtu potencoj se sot nuk kemi jap asnje deklarate per media ose ndonje prononcim. Lus gazetaret te kene konsiderate mbi lajmet qe percjellin dhe menyren se si i servojne ato para opinionit. Luteni qe te mos shperndani informacione te pa baza e pa fakte.
Respekt per te gjitha institucionet e Republikes se Kosoves dhe te gjithe vullnetaret te cilet po bejne kerkime te vazhdueshme. Shpresoj ne me te miren per qellimin e perbashket qe kemi.