Aktuale

Vjen një paralajmërim nga AKR-ja për qeverinë Haradinaj

Partia e Behgjet Pacollit nuk e ka pranuar ende zyrtarisht largimin nga detyra të ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj.

Ndonëse kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin nga detyra të ministrit të AKR-së, për shkak të aksionit “mister” të arrestimit e deportimit të gjashtë shtetasve turq, AKR ende nuk ka dhënë vendimin final për këtë kërkesë të kryeministrit.

Haradinaj në arsyetimin e tij ka thënë se Sefaj kishte njohuri për zhvillimin e këtij aksioni disa ditë më parë se sa ai të ndodhte, mirëpo për këtë nuk e kishte njoftuar të parin e ekzekutivit raporton GazetaBlic.

Ndërsa në bazë të marrëveshjes së koalicionit PAN, ministrat e AKR-së nuk ka të drejt ti shkarkoj askush tjetër pos Behgjet Pacollit.E derisa krerët e AKR-së po heshtin, anëtarë të kësaj partie po shprehin haptasi kundërshtimet e tyre ndaj largimit të Flamur Sefajt nga ky post.Kryetari i të rinjve në AKR, Zijadin Geci, ka thënë se ose Flamur Sefaj do jetë ministër, ose askush tjetër nga AKR nuk do e zëvendësoj atë.