Arsim & Kulturë

Vjen në Tiranë Filarmonia e Vjenës

Një ditë pas koncertit të Filarmonisë së Vjenës, ndjekur në mbarë botën prej më shumë se 1 miliard teleshikuesish, violinisti Shkëlzen Doli me Ansamblin e Filarmonisë së Vjenës, do të performojnë para publikut shqiptar, në një spektakël multidimensional.

Një koncert unikal, një event i jashtëzakonshëm që shtohet në kalendarin artistik të shqiptarëve për herë të parë dhe si asnjëherë tjetër, në Pallatin e Kongreseve më 2 janar 2017, në Tiranë.

“Një ëndërr që bëhet realitet”, e konsideroi kryeministri Edi Rama, lajmin për koncertin e Vjenës që vjen në Tiranë. “Falë një bashkëpunimi që kurorëzohet pas një përpjekjeje jo të vogël së bashku me Shkëlzen Dolin, në 2 janar vjen në Tiranë, të nesërmen e Vjenës, një koncert i jashtëzakonshëm”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.