Aktuale

Vjen lajmi i madh për Demarkacionin

Marrëveshja e Demarkacionit pritet që shumë shpejt të dalë për votim në Kuvend.

Edhe pse më herët u raportua se kjo marrëveshje nuk do të hyjë në rend të ditës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit derisa të përfundojë vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, Periskopi ka siguruar dokumentin me rendin e ditës së mbledhjes së kryesisë e cila do të mbahet të hënën më 5 shkurt, e ku pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Periskopi mëson se kryesia e Kuvendit pritet që Marrëveshjen e Demarkacionit ta vendosë si pikë për votim në Kuvend në seancën e ardhshme.