Aktuale

Vjedhin pije alkoolike në Vushtrri

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë nga sigurimi i një marketi.

Tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar pije alkoolike në vlerë prej 40 euro. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur një fishek i kalibrit 7.65 mm, si dhe një jakne për të cilën i dyshuari ka pranuar se e ka vjedhur në një butik.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./KosovaPress/