Aktuale

Vjedhin bateritë e automjeteve në Vushtrri, arrestohen

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje, në orët e mbrëmjes së djeshme në Vushtrri.

Ata po dyshohen edhe për vjedhje të tjera të raportuara muajin e fundit.

Sipas policisë, dy të dyshuarit në bashkëveprim, kanë kryer pesë raste të vjedhjeve të baterive të automjeteve në lokacione të ndryshme në Vushtrri.

Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit ata u liruan për procedurë të rregullt./KosovaPress/