Policia ka arrestuar të dyshuar pasi që para dhjetë ditësh kishin vjedhur bateri(akumulatorë) në kamionin e një kompanie.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamit Hyseni” në Vushtrri më 12 dhjetor ku pas arrestimit të të dyshuarve bateritë e vjedhura i janë kthyer kompanisë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.