Aktuale

Vjedhi dy motor sharra, arrestohet

Një person është arrestuar në fshatin Cercë të Istogut, pasi që i njëjti ka vjedhur dy motor sharra në shtëpinë e viktimës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, pasi që i njëjti dyshohet se është i përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve.

Një vjedhje ka ndodhur edhe në një lokal në veri të Mitrovicës, ku persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e viktimës dhe kanë vjedhur një lap top me vlerë 350 euro dhe disa paketa me cigare me vlerë rreth 50 euro. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /KosovaPress/