Në orët e para të mëngjesit, Avdullah Hoti e ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit.
Vetëm pak minuta pasi e ka pranuar detyrën, Hoti do ta udhëheqë mbledhjen ceremoniale të Qeverisë së re të Kosovës.
Në ndërkohë që vizita e parë e Avdullah Hotit si shef i ekzekutivit do të jetë për homazhe te varri i ish-presidentit dhe ish-liderit të LDK-së Ibrahim Rugova.
Hoti homazhe do të bëjë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërkaq, ditën e parë të punës pritet ta përmbyllë me vizitonë në Ministrinë e Shëndetëisë.