Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtim të Politikave Ballkanike nuk pret që vizita e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq, të ndikojë në ndonjë qëndrim ndryshe për ratifikimin e Demarkacionit në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Është vizita e parë e kryeministrit dhe zakonisht nuk vihen në agjendë çështje që kanë qëndrime të kundërta pra Demarkacioni nuk është në agjendë”.“Kosova dhe Mali i Zi kanë më shumë për të diskutuar dhe kjo temë kërkon më shumë konsulta joformale më shumë se në vizita”.
“Nuk besoj që do të ketë progres çështja e Demarkacionit gjatë vizitës së nesërme”.Sipas Rashitit, darka të tilla si ajo e mbrëmshja në shtëpinë e rezidencës, Behgjet Pacolli, duhet të ndodhin më shpesh.“Është mirë që ndodhin darka të tilla si ajo mbrëmë dhe duhet të ketë sa më shumë takime joformale”.“Çdokund ndodhin në ambiente private, dobësia kryesore e Qeverisë është mungesa e planifikimit”.“Nëse Kosova do ta kishte kaluar demarkacionit këta muaj qershori shtatori do të ishte ndryshe do të kishte pasur viza për kosovarët”.