Një person nga fshati Sodovinë e Qerkezëve të Vitisë ka gjuajtur më armë zjarri në një aheng, me ç’rast nga pakujdesia e ka plagosur një familjar.
Për këtë shkak Policia e Kosovës edhe e ka arrestuar personin në fjalë dhe i ka konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.
“Është arrestuar i dyshuari i cili derisa kishte qenë në një aheng familjar kishte gjuajtur me armë zjarri, si pasojë aksidentalisht ishte plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Sipas mjekut personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë, por ende mbetet në tretman mjekësor.
Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek.
Bëhet e ditur se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus