Aktuale

Vitia për vdekjen e 26 vjeçarit: Do të zbardhet çdo detaj i këtij rasti tragjik

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur sot konferencë për medie, ku ka folur për rastin tragjik të ndodhur dje në Qendrën e Studentëve e ku një 26 vjeçar humbi jetën duke u hedhur nga kati i pestë, raporton “Front Online”.

“Nuk do të kisha dashur të flasë për një gjendje të rëndë tragjike sikur ajo që ndodhi dje me 26 vjeçarin nga Gjilani. Ai humbi jetën 24 orë pas kthimit nga Gjermania atje ku ishte për studime. Kjo na ka prek të gjithë neve”, ka thënë ai.

Ai është zotuar që do të ndërmerren të gjitha hapat për tu zbardhur ky rast.

“Nga MSH dhe Qeveria do të zbardhet çdo detaj për rastin nga aplikimi në Ambasadën e Kosovës në Berlin, kontrollimin në Aeroport e deri tek vendosja në konvikt”, ka thënë Vitia.

the authorGazetaKNN