Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur sot një konferencë për medie pas vdekjes së të riut nga Gjilani i cili ishte i karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku edhe e gjeti vdekjen duke u hedhur nga kati i 5-të, raporton Front Online.
Vitia tha se pas këtij rasti tragjik ai e ka menduar edhe dorëheqjen nga detyra e ministrit të Shëndetësisë.
“E kam menduar dorëheqjen si Arben Vitia. Por si ministër e kam përgjegjësi që ta zbardh këtë rast”, ka thënë ai.