Aktuale

Viti 2019 shpallet Vit i NATO-s në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur vitin 2019 – Vit të NATO-s në Kosovë.

Në këtë vit shënohet 20-vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën.

Më 24 mars 1999, forcat ajrore të NATO-s e kishin nisur fushatën e bombardimeve kundër caqeve të shtetit serb, që kishte zgjatur gjithsej 78 ditë, duke ndalur gjenocidin dhe sjellë lirinë për Kosovën.

Populli i Kosovës do t’u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre.

the authorBurbuqe Metolli