Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në në aksident trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë në Sllatinë të Fushë Kosovës.
I moshuari u godit nga një veturë, i cili më pas ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në udhëkryqin e fshatit Sllatinë të Fushë Kosovës. Viktima në QKU ishte dërguar pa shenja jete.