Aktuale

Visar Ymeri pyet: Pse u sikletos Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashër Krasniqi

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar për zhvillimin e fundit në seancën e Kuvendit të Kosovës, njofton Gazeta Blic.

Në këtë seancë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ia ka ndalur mikrofonin deputetit të VV-së, Frashër Krasniqit.

Sipas Ymerit kjo sjellje e Veselit është e papranueshme. Ai ka shkruar se Kuvendi i Kosovës nuk është pronë private e Veselit dhe nuk mundet që sipas qejfit të tij t’ia ndaloj fjalën deputetëve.

Shkrimi i plotë:

Është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli. Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e tij private që të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo.Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, nga ajo foltore i kanë quajtur me dhjetra herë terroristë – pa asnjë fakt e bazë, e kurrë nuk u është ndërprerë fjala.Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?!Secili deputet i Kuvendit të Kosovës, të drejtën për të folur në Kuvend e ka të siguruar nga qytetarët dhe të garantuar nga Kushtetuta, prandaj ky veprim autoritar i Kadri Veselit është i papranueshëm.