Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tanimë duket se ka ndarë përfundimisht rrugët me këtë parti.
Pas dorëheqjes që bëri publike ditë më parë, pastaj zyrtarizimit të grupit të ri parlamentar, dje bëri hapin e fundit, shkruan Indeksonline.
Në profilin e tij personal në Facebook, Ymeri në ditën kur po votohej demarkacioni me Malin e Zi, “la punën” në Vetëvendosje.
Kështu figuron në profilin e tij, ku ka ndryshuar statusin e vendit të punës. /Indeksonline/