Këngëtarja e mirënjohur kosovare Violetë Kukaj-Retkoceri është emër i dëshmuar në muzikën popullore dhe atë folklorike, ku përherë ja ka thënë këngës me zemër.
Dikur Violeta thjesht ka kënduar dhe nuk e kanë përfshirë në vorbullën e thashethemeve, por vitet e fundit ajo shpesh ka qenë pjesë e tyre. Është komentuar ajo, familja, feja…
Për shkak të një far pauze në muzikë, u tha se është e sëmurë, e më pas se e ka lënë muzikën pasi i ka hyrë rrugës së fesë, shkruan “Kosovarja”.
E vërteta është se Violeta është shëndosh e mirë, se është besimtare e pa mbuluar, por që këndon për Zotin, që vë shami nëse duhet për ta plotësuat këngën dhe se shamia i shkon vërtet shumë.