Aktuale

‘Vijat e kuqe’ shkelen në komuna

Lëvizja “Vetëvendosje” e kritikon ashpër Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, por me partinë e tij ka bërë koalicion para balotazhit në Kamenicë, njëjtë siç ka vepruar edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Partia më e madhe parlamentare në vend është deklaruar se “vija të kuqe” për bashkëqeverisje në nivel lokal ka vetëm me PDK-në e Kadri Veselit, shkruan gazeta zëri.

Edhe LDK-ja ka vendosur të bashkëpunojë me AAK-në në Prishtinë, në mënyrë që kjo ta përkrahë kandidatin e saj Arban Abrashin ndonëse në Parlament partia e Isa Mustafës është pjesë e opozitës, etj.