Aktuale

Viets: Zgjedhjet e parakohshme s`janë zgjidhje

Zgjedhjet e reja dhe të parakohshme i kushtojnë Kosovës kohë dhe para, ndërsa nuk do të ndryshonin diçka esenciale përsa i takon zhvillimeve politike në Kosovë.

Kështu thotë ambasadorja gjermane në Kosovë Angelika Viets në një intervistë ekskluzive dhënë për RTK.
Viets thotë se për shkak se Kosova nuk ka përmbushur kriteret e Komisionit Evropian, vështirë se do të ketë liberalizim të vizave këtë vit.

Për sa i përket punësimit të kosovarëve në Gjermani, Viets thotë se nga janari i këtij viti, Ambasada Gjermane ka shqyrtuar 5300 kërkesa për viza pune dhe shumica prej tyre janë lejuar ndërsa në listën e pritjes për shqyrtim janë dhe 1350 kërkesa të reja.