Rajon & Botë

Vietnam: Një i vdekur dhe pesë të zhdukur nga goditja e tajfunit

Të paktën një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë zhdukur si pasojë e tajfunit Damri, i cili ka goditur bregdetin e Vietnamit, njoftuan sot zyrtarët.

Tajfuni ka rrëzuar kulmet nga mijëra shtëpi, ka shkulur pemët dhe telat e rrymës.

Siç transmeton AP, më shumë se 35.000 njerëz janë evakuuar para ardhjes së stuhisë.