Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të vënë nën akuzë për një sërë vjedhjesh nëpër dyqanet e kryeqytetit.
Në pranga kanë rënë Luigj Topalli, 59 vjeç, dhe Gjystina Menga, 41 vjeçe, që të dy banues në Tiranë
Sipas policisë, arrestimi I tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë, në Bulevardin “Zogu i Parë”, pasi kishin vjedhur një xhup në dyqanin e shtetases Z. D.
Gjithashtu të arrestuarve u është dokumentuar me prova ligjore se janë autor të dyshuar të disa ngjarjeve të tjera të ndodhura:
– Datë 08.12.2016, në rrugën “Lord Bajron”, në dyqanin e shtetases D. K., kanë vjedhur një pallto.
– Datë 20.08.2016, në rrugën “Gjergji Legisi”, në dyqanin e shtetsit A. J., kanë vjedhur aparatin telefonik të markës “General Mobile” dhe portofolin me një vlerë monetare rreth 3500 Lekë.
– Datë 27.10.2016, në rrugën “Kastriotët”, në dyqanin e shtetasit B. H., kanë vjedhur portofolin me një vlerë monetare rreth 50.000 Lekë.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim”.