Policia në Prizren ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti në bashkëpunim me dy të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati, kanë vjedhur një sasi të derivateve të naftës nga disa automjete në një ndërmarrje.
Policia njofton se automjeti me të cilin është kryer vepra është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sërbicë e Epërme, mbrëmjen e së mërkurës./KosovaPress/