Aktuale

Vidhet shkolla fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj

Në orët e para të mëngjesit të së hënës është thyer dhe vjedhur shkolla fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj.

Drejtoresha e kësaj shkolle ka lajmëruar rastin në polici rreth orës 08:00 mëngjesin e së hënës, dhe më të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga kjo shkollë janë marrë një kompjuter një printer si dhe janë dëmtuar disa dyer të zyrave të shkollës.

Aktualisht nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë ngjarje ndërsa hetime janë duke vazhduar.