Policia e Kosovës ka njoftuar se në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, është raportuar për një veturë të vjedhur.
Në njoftim të Policisë thuhet se ankuesi mashkull ka bërë të ditur se i është vjedhur vetura Golf 5.
Policia është duke hetuar rastin, transmeton KosovaPress.
Tags:vjedhje