Policia përmes komunikatës për media njofton se në Podujevë, dje rreth orës 17:00 është vjedhur një bankë
Punëtorja e bankës ka treguar për policinë se persona të panjohur kanë thyer kasafortën e bankës.
Policia e Kosovës ka intervistuar një person të dyshuar për rastin, mirëpo me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër K/Shqiptare punëtore në një bankë, ka raportuar se nga persona të panjohur është thyer kasaforta. Në cilësinë e personit të dyshuar është intervistuar një person mashkull K/Shqiptar”, thuhet në komunikatën e policisë.