Në objektin e Bashkësisë Islame në Gjilan ka ndodhur një grabitje.
“Në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan një person ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame”, thuhet në raportin policor.
Gjatë këtij rasti, të njëjtin nga një zyrë kanë vjedhur 2mijë euro dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin. /Lajmi.net/