Aktuale

Vidhen 127 mijë euro dhe stoli ari në një shtëpi në Gjakovë

Viktima mashkull ka raportuar në polici mbrëmjen e djeshme, persona të panjohur kanë hyrë me forcë-përmes dritares në shtëpinë e tij, dhe i kanë vjedhur para të gatshme 127.000 € dhe stoli ari në vlerë rreth 30.000 €.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Demjan të Gjakovës, ka njoftuar policia.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./KosovaPress/