ShowBiz

Victoria Bechkam menaxhere e djalit të saj

Ish këngëtarja e famshme e grupit “Spice Girl”, sot një stiliste me famë botërore, ka shprehur dëshirën të bëhet menaxhere e djalit të saj , Cruz.

Një burim ka thënë për revistën “Closer” se Victoria Bechkam mendon se eksperienca e saj do të sigurojë një karrierë të mirë për 11 vjeçarin Cruz, teksa bashkëshorti i saj , David, shqetësohet se ajo është shumë e zënë me perandorinë e saj të modës, transmeton KosovaPress.

“Victoria është e bindur se ajo duhet të jetë menaxherja e Cruz, duke thënë se eksperienca e saj prej kohësh në këtë industri e ndihmon në njohjen e mekanizmit se si funksionon” ka thënë një burim.