Sot kur pritet të mbahet seanca konstituive e kuvendit të Republikës së Kosovës, e që skemi ende marrëveshje nga dy subjektet fituese të zgjedhjeve, e para Vetvendosje dhe e dyta LDK, vendi është në rrezik që të shkojë në zgjedhje të reja, pikërishtë si pasojë e kësaj.
Lëvizja “Vetvendosje”, para zgjedhjeve ka hedhur poshtë cdo mundësi që të shkojë në ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokraktike të Kosovës, por edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me c’rast, opsioni kryesorë kishte mbetur LDK-ja.
Në një prononcim për “Bota sot”, deputetja nga rradhët e Lëvizjes Vetvendosje ka hedhur prap poshtë mundësitë që të negociohet me subjektet tjera politike duke insistuar se vendin nga kriza mund ta nxjerrin subjektet që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë, duke aluduar në LDK-në.
“Jo, nuk jemi duke negociuar me asnjë subjekt tjetër politik përveq LDK-së, po e presim LDK-në pasi që ta përfundojnë mbledhjen që janë duke e mbajtur e pastaj të shohim nëse mund të lëvizim”, ka thënë deputetja Nagavci.