Këto vetura janë parkuar në hapësirat e aeroportit të Dubai dhe aeroporteve tjera në EBA dhe ishin braktisur përgjithmonë nga pronarët e tyre,përcjell arbresh.info
Pas Katarit, Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi më i pasur në Lindjen e Mesme dhe lirisht mund të themi ndër vendet më të pasura në botë.Në Dubai, janë të shpeshta rastet kur janë braktisur vetura të markave prestigjioze, e kjo ka ndodhur zakonisht në parkingje të aeroporteve.
Shumica e këtyre veturave, në mesin e të cilave edhe një Ferrari Enco që kushton 1.6 milion$, u përkasin investitorëve të huaj.
Para krizës ekonomike në Dubai, kur industria e vajit bënte bum në ekonomin botërore, ishin të shumtë personat që mësynë këtë vend, por gjithçka ndryshoi më pas.
Kur kohërat u vështirësuan dhe investitorët nuk mund të paguanin huan e marrë, u detyruan të lëshojnë vendin.
Sikur investitorët e huaj po ashtu edhe vendorët, ju drejtuan aeroportit, për ti ikur burgut, pasi në Dubai nuk ka ligje për falimentim apo përkrahje në problemet financiare.
Disa nga veturat i kanë brenda dokumentet e marrjes së huas, e ka raste që këto vetura, i kanë edhe çelësat brenda.
Pronarët e mëhershëm, nuk mund ti marrin veturat e tyre edhe nëse i paguajnë borxhin e mbetur.
Nën ligjet e Sheriatit, është e dënueshme ç’do mos pagesë e borxhit dhe nëse ndodhë kështu, ata do të dënohet me burg.
Deri më tani, shteti nuk ka marrë ndonjë veprim për këtë braktisje të veturave, por me ligjin e ri, janë mbi 3000 vetura luksoze, që do të shiten në ankand publik.