Kolona të gjatë janë krijuar sot pasdite në pikë kalimin kufitar Merdare. Kjo për shkak të një vendim të Qeverisë së Kosovës, i cili ka bërë që veturat me targat nga Bosnja dhe Hercegovina të mos hyjnë në Kosovë për shkak se nuk ka marrëveshje me këtë shtet.
Dhjetëra familje janë detyruar të kthehen. Ata kanë thënë se kjo është e padrejtë për shkak se Qeveria e Kosovës është dashur të paralajmërojë për këtë vendim, në mënyrë që ata të mos presin në Merdare.