Aktuale

Veturat e Policisë nuk janë dërguar te automekaniku nga viti 2016

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur shumë shkelje gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 te Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas raportit të ZKA-së, Policia e Kosovës vazhdon të ketë vonesa të stërzgjatura në riparimin e automjeteve dhe një numër i tyre ishin në pritje për riparim që nga viti 2016.

Numri i automjeteve, të cilat presin për riparim janë: 16 automjete nga viti 2016, 35 automjete nga viti 2017 dhe 45 të vitit 2018.

Shkelje të shumta ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas raportit të ZKA-së, Policia e Kosovës vazhdon të ketë vonesa të stërzgjatura në riparimin e automjeteve dhe një numër i tyre ishin në pritje për riparim që nga viti 2016, shkruan gazeta Zëri.

Numri i automjeteve, të cilat presin për riparim janë: 16 automjete nga viti 2016, 35 automjete nga viti 2017 dhe 45 të vitit 2018.