Aktuale

Vetura të blinduara të Policisë në gatishmëri për protestën e Vetëvendosjes

Sot me fillim prej orës 14:00 pritet të fillojë protesta e organizuar nga Vetëvendosje.
Ani pse zyrtarë të lartë të këtij subjekti kanë paralajmëruar se protesta do të jetë e qetë dhe do të kalojë pa incidente, Policia e Kosovës është në gatishmëri, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë e ardhura në redaksinë e lajmi.net, shihen automjetet e blinduara të Policisë të cilat janë në gatishmëri për të vepruar.

Numri i protestuesve sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, pritet të jetë i madh./Lajmi.net/