Aktuale

Vetura shkel tri gra në sheshin ‘Nëna Terezë’

Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur rreth orës 13:00 tek rruga Qamil Hoxha, në kryeqytet.

Një veturë (pick-up) e cila ishte parkuar në rrugë, papritmas ka filluar të lëvizë për shkak që nuk ishte ngritur freni i dorës, dhe ka shkelur tri gra.

Vetura më pas është ndalur nga disa persona në mënyrë fizike, mirëpo prapë se prapë dy prej të aksidentuarave pësuan lëndime.

Më poshtë keni fotografitë e aksidentit të siguruara nga Gazetës Metro.