Aktuale

Vetura rrokulliset në hyrje të Ferizajt

Në orët e para të mëngjesit të ditës së premte ka ndodhur një aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Ferizajt.

Në fotografitë e publikuara shihet një veturë, e cila është rrokullisur. Sipas raportimit në këtë aksident ka pasur edhe persona të lënduar.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit nga aksidentet e trafikut kanë vdekur gjashtë persona ku në mesin e tyre ka qenë edhe një fëmijë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës për parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të trafikut ka dyfishuar gjobat.