Aktuale

Vetura nga Shqipëria tenton të fus në Kosovë lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se Vërmicë është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës Alfa-Romeo me targa të Shqipërisë, të cilën e drejtonte i dyshuari, janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në njoftim të Policisë thuhet se së bashku në veturë me të dyshuarin ishte edhe një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë i cili ka arritur të arratiset.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./KP