Aktuale

Vetura ndeshet me trafon elektrike, lëndohet një person (Foto)

Një person është ndeshur dje me trafon e energjisë elektrike, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Një lexues i cili ka dërguar fotografitë ka thënë se pak minuta para se të ndodhte aksidenti, një punëtor i KEDS-it ka rregulluar disa defekte në trafon, e cila ishte e prishur.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në fshatin Tërrnavë të komunës së Podujevës, raporton indeksonline.

Sipas fotografive, vetura është dëmtuar në pjesën e përparme, derisa edhe trafoja është deformuar. Personi i lënduar shihet i shtrirë në tokë pak metra larg aksidentit.

13871912-10209900574301031-1704738188-n