Të shtunën në Ferizaj, një person është goditur nga vetura. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ku viktima ka njoftuar se është goditur me veturë nga një person i panjohur.
Kjo ka ndodhur pas një fjalosje që kishin pasur kur i dyshuari ishte ndalur me veturë afër shtëpisë së viktimës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq hetimet për rastin janë duke vazhduar, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./Fakteplus