Aktuale

Vetura godet një këmbësore në qendër të Prishtinës

Një aksident ka ndodhur në qendër të Prishtinës, pasditen e së martës.

Si pasojë e goditjes, një këmbësore ka mbetur e shtrirë në rrugën “George Bush” në kryeqytet.

Autoambulanca ka marrë këmbësoren, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë edhe policia e Kosovës.